Sipas Reuters, ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov u shpreh se deklaratat e Zelenskyt për sulme parandaluese të NATO-s kundër Rusisë konfirmuan nevojën për një operacion special në Ukrainë.
“Duke bërë këtë, ai në thelb i dha botës prova të mëtejshme të kërcënimeve nga regjimi i Kievit,” tha Lavrov. “Kjo është arsyeja pse Rusia nisi një operacion special ushtarak për t’i neutralizuar ata, transmeton Fol Drejt.
Në një fjalim të tij, të enjten presidenti Zelensky përmendi nevojën e sulmeve për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore.
Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve RIA, këto deklarata të Zelenskyt, nuk janë pritur mirë nga Kremlini, me ç’rast zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, i ka interpretuar ato si një thirrje për një luftë tjetër botërore me pasoja monstruoze./FolDrejt/