Rusia thotë se thirrjet e Lituanisë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë theksojnë “pozicionin jashtëzakonisht agresiv” të shteteve baltike dhe Polonisë dhe se “vendet e mëdha evropiane” duhet ta kundërshtojnë këtë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se NATO duhet të ndalojë tërheqjen e “vijave të kuqe” dhe të furnizojë Ukrainën me çfarëdo arme që i nevojitet, duke përfshirë avionët luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Në përgjithësi, ne shohim një pozicion jashtëzakonisht agresiv nga përfaqësuesit e vendeve baltike dhe Polonisë. Ata me sa duket janë gati të bëjnë gjithçka për të provokuar rritjen e konfrontimit të mëtejshëm, pa marrë parasysh pasojat.”
Ai shtoi: “Sigurisht, është shumë e trishtueshme që në këto kushte, liderët e vendeve të mëdha evropiane, që drejtojnë të gjitha proceset evropiane, për fat të keq, nuk luajnë një rol balancues. /FolDrejt/