Kremlini tha këtë mëngjes se nuk kishte asnjë kontradiktë midis përfshirjes së territoreve të Ukrainës në Federatën Ruse dhe tërheqjeve ushtarake, duke thënë se Moska do të vazhdojë me planet e saj për të aneksuar katër rajone ukrainase, sipas The guardian.
“Ata do të jenë me Rusinë përgjithmonë dhe do të kthehen”, tha për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Reuters.
Presidenti Vladimir Putin zyrtarizoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës – rreth 18% të territorit të Ukrainës – këtë mëngjes, pavarësisht nga një seri ndryshimesh të mëdha në fushëbetejë në ditët e fundit, duke zvogëluar sasinë e territorit të konfiskuar që Moska mund të thotë se kontrollon në të vërtetë./FolDrejt/