Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se hyrja e Finlandës në NATO do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet midis Moskës dhe Helsinkit dhe se Rusia do të detyrohet të marrë masa hakmarrëse, përfshirë ato të natyrës ushtarako-teknike, “për të shmangur kërcënimet për sigurinë e vet kombëtare”.
Njoftimi shton se hapat konkretë të Rusisë në lidhje me krijimin e një strukture mbrojtëse në kufijtë veriperëndimorë të vendit do të varen nga “kushtet specifike të integrimit të Finlandës në NATO”, raporton TASS. Kufiri ndërmjet NATO-s dhe Rusisë është dyfishuar me hyrjen e Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, thuhet në njoftim dhe thuhet se kjo “ndryshon rrënjësisht situatën në veri të Evropës, në një rajon që ishte një nga më e qëndrueshme në botë”.
Njoftimi vlerëson se hyrja e Finlandës në NATO përfaqëson një thyerje me “traditën e mençur” të neutralitetit të vendit dhe shton se Finlanda do të bëhet “vetëm një nga vendet e vogla anëtare që nuk vendosin për asgjë”. “Ne jemi të sigurt se ky vendim i nxituar i autoriteteve finlandeze, i cili u mor pa referendum dhe një analizë të thellë të pasojave të anëtarësimit të Finlandës në NATO, do të gjykohet nga historia”, përfundon njoftimi./FolDrejt/