Putin theksoi gatishmërinë e palës ruse për të promovuar dërgimin e papenguar të mallrave në koordinim me partnerët turq dhe kjo, siç deklaroi Kremlini, i referohet grurit nga portet ukrainase.
Në një bisedë telefonike me liderin turk Rexhep Tayyip Erdogan, presidenti rus Vladimir Putin theksoi gatishmërinë e Rusisë për të mundësuar tranzit të papenguar të mallrave, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit, transmeton Fol Drejt.
“Në diskutimin për situatën në Ukrainë, theksi u vu në sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe Azov dhe eliminimin e kërcënimit nga minat”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/