Rusia nuk u konsultua me OPEC+ për përgjigjen e saj ndaj një kufiri të çmimit të naftës ruse, thotë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke deklaruar se ishte e drejta sovrane e Rusisë për t’iu përgjigjur siç e sheh të arsyeshme ndaj këtyre “masave të paligjshme”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Të martën, Putin dha përgjigjen e Rusisë ndaj kufirit të çmimit të imponuar nga Perëndimi, duke nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin me naftë të papërpunuar dhe produkte të naftës nga 1 shkurti për pesë muaj për vendet që e respektojnë atë.
Peskov tha se kontaktet midis Rusisë dhe grupit OPEC+ të prodhuesve kryesorë globalë të naftës, që përfshin Rusinë, ishin të vazhdueshme për çështje të tjera. /FolDrejt/