Kremlini thotë se Uashingtoni ka “demonizuar” grupin Wagner për vite pa asnjë bazë, pasi SHBA e etiketoi grupin mercenar një organizatë kriminale transnacionale, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Lëvizja për të caktuar grupin është pjesë e përpjekjes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të ndikuar në aftësinë e Rusisë për të bërë luftë.
“Personeli i Wagner-it është përfshirë në një model të vazhdueshëm të aktivitetit të rëndë kriminal, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore [CAR] dhe Mali,” tha Departamentit i Thesarit të SHBA-së në një deklaratë të enjten./FolDrejt/