Kremlini tha se ka ende “shumë pikëpyetje” lidhur me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe se nuk kishte plane për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Iniciativa e Grurit e Detit të Zi, e cila lejon eksportimin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, skadon më 18 mars, por nuk mund të zgjatet nëse Rusia kundërshton.
Moska tashmë ka sinjalizuar se është e pakënaqur me aspektet e marrëveshjes. /FolDrejt/