Shqetësimet e Rusisë për shpërfilljen e marrëveshjeve të Minskut ishin pararendësja e nisjes së asaj që ajo e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, kanë cituar agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Marrëveshjet e armëpushimit dhe reformës kushtetuese midis Kievit dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, të ndërmjetësuara në 2014 dhe 2015 nga Rusia, Franca dhe Gjermania nuk u zbatuan kurrë plotësisht.
Presidenti Vladimir Putin këtë javë u ankua për dështimin për të zbatuar marrëveshjet e Minskut në fillim të konfliktit me Ukrainën./FolDrejt/