Presidenti amerikan Joseph Biden shkoi në një vizitë “të guximshme” në Kiev vetëm pasi kishte marrë garancitë e sigurisë nga Rusia, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Biden nuk guxoi të vizitonte Kievin pa një njoftim paraprak për Rusinë dhe një kërkesë që pala ruse të garantonte sigurinë e tij. Vizita e liderit amerikan u shfaq si një dramë, por në realitet ajo i ngjante një skene të dështuar të një teatri provincial.” theksoi Zakharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Sipas saj, për të shkaktuar dramë shtesë, ata kanë ndezur edhe sirenat ajrore, ndonëse banorëve të Kievit u është thënë të mos i kushtojnë vëmendje sepse nuk ka pasur kërcënim real.
Ajo vuri në dukje se nëse Uashingtoni donte të ishte shembull për aleatët në mbështetjen e regjimit nga Kievi, atëherë nuk doli mirë, “veçanërisht për shkak të pretendimeve se ata janë në kontroll të plotë të situatës dhe se Ukraina ka këmbëngulur dhe do të fitoj.”
Nga ana tjetër, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi se nuk i dha garanci sigurie presidentit amerikan Joe Biden, pasi Uashingtoni e njoftoi Moskën paraprakisht për vizitën e tij në Kiev.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës informuan Rusinë për vizitën e Bidenit në Kiev përmes kanaleve diplomatike. Ne nuk dhamë garanci për sigurinë e tij,” tha drejtori i FSB, Aleksandër Bortnikov.
Të hënën, Biden bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky, një ditë para vizitës së tij në Poloni. /FolDrejt/