Funerali i Yevgeny Prigozhin, themeluesit të Wagner Group, i cili vdiq në një aksident avioni javën e kaluar, u mbyll për sytë e publikut me urdhër të Kremlinit, raportoi Moscow Times më 30 gusht, duke cituar dy zyrtarë rusë të paidentifikuar, shkruan Kyiv Independent.
Oligarku që nisi një rebelim kundër qeverisë ruse dy muaj më parë u varros në Shën Petersburg gjatë një ceremonie private më 29 gusht, pa pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin.
“Detyra ishte të sigurohemi që kur arkivoli me trupin e Prigozhinit të ulej në varr, të mos kishte grumbullime masive të qytetarëve, mercenarëve dhe simpatizantëve përreth, si dhe të mos kishte video dhe foto në rrjetet sociale nga varrezat. “tha një nga burimet për Moscow Times.
Zyrtarët e pyetur nga media e lidhën vendimin me faktin se Prigozhin ngjalli emocione në mesin e popullit rus dhe u konsiderua si një hero popullor.
“A na duhen heronj që marshojnë në Moskë? Jo,” komentoi një nga burimet.