Kremlini tha se vrasja e blogerit të shquar të luftës Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg ishte një “akt terrorist” dhe citoi Komitetin Anti-Terrorist të Rusisë duke thënë se kishte prova që lidhnin Ukrainën me bombën, rsporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu referua një deklarate të Komitetit, duke shtuar: “Ky është një akt terrorist”.
“Faza aktive e hetimit tani është duke u zhvilluar,” tha ai.
“Ne shohim hapa mjaft energjikë për të arrestuar të dyshuarit. Të jemi të durueshëm dhe të presim njoftimet e radhës nga shërbimet tona speciale, të cilat po punojnë për këtë.”
Të hënën, Rusia njoftoi se kishte arrestuar Darya Trepova, të cilën e kishte quajtur të dyshuar për sulmin. /FolDDrejt/