Ministria e Jashtme ruse thotë se do t’i përgjigjet vendimit të Holandës për të kufizuar numrin e diplomatëve të saj të lejuar në ambasadën ruse, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra akuzoi Rusinë se “po përpiqet të futë fshehurazi agjentë të inteligjencës në Holandë nën mbulimin e diplomacisë”.
Qeveria holandeze tha të shtunën se do të kufizonte numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën ruse në Hagë./FolDrejt/