Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur sërish se protesta e opozitës do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shtoi se protesta do të jetë nëj uragan i fuqishëm.
Për ta përshkruar madhështinë e protestës, Berisha ka zgjedhur edhe një shprehja nga një poezi e Fan Nolit, “sot tirani lebetitet”.
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! #sb”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se qeveria ka marrë masa të ashpra duke bllokuar tërësisht Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me arsyetimin se është në perimetrin e sigurisë, shkruan Panorama.al, transmeton Fol Drejt.