Sot është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Të pranishëm në ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, por edhe homologët e tyre nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, përcjell Fol Drejt.
Liderët e Kosovës kanë mbërritur në Shqipëri disa ditë më parë për të marrë pjesë në kremtimet e kësaj ngjarje historike për vendin tonë, ku mëngjesin e së shtunës ishin të pranishëm dhe në mbledhjen e parë të dy Kuvendeve.
Në ceremoninë që u mbajt në Vlorë ishin të pranishëm dhe shumë personalitete të tjera nga politika dhe shoqëria civile, ndërkohë që aktivitetet u ndoqën nga qindra banorë./FolDrejt/