Presidentja e Republikës së Kosovës – Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në Prishtinë, kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz, shkruan Fol Drejt.
Nga atje, edhe njëherë, ata uruan qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Sakrifica e familjes Jashari e ka ngritur çështjen në një tjetër nivel, duke e sensibilizuar opinionin ndërkombëtar” – tha ndër të tjera Kryetari i Kuvendit Konjufca.
Paraprakisht Presidentja Osmani, Presidenti Begaj dhe Kryeministri Kurti, kujtuan “me dhimbje dhe krenari”, sakrificën e familjes Jashari, duke marr shkas për të besuar se kjo ditë për të gjithë qytetarët e republikës, “është edhe ditë shprese”.
Fillimisht krerët e shtetit, së bashku me Presidentin Begaj, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Prishtinë.
Sot me rastin e përvjetorit të 15-të të republikës, do të ketë edhe një varg aktivitetesh të tjera të ngjeshura./FolDrejt/