Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm ishullin grek të Kretës, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Siç thuhet, epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në juglindje të Heraklionit, në një thellësi prej 11 kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme.