Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang tha sot se marrëdhëniet midis vendit të tij dhe Rusisë janë një faktor që do të sjellë paqen dhe stabilitetin global.
“Ne jemi fqinjë të mirë, partnerë të mirë dhe përfaqësojmë forcat e së mirës në botë”, tha ministri i jashtëm kinez për televizionin “Russia 1”, përcjell Fol Drejt/
Sipas Qin Gang, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës bazohen në interesa të përbashkëta dhe nuk përbëjnë kërcënim për asnjë vend tjetër./FolDrejt/