Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dyshohet se ka pasur një konfrontim fizik me një punëtor.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.
Kujtojmë se zgjedhjet për të parin e FFK-së, që do të mbahen më 6 prill, kanë nxitur debat dhe në lidhje me këtë dyshohet se ka ardhur deri te konfrontimi fizik mes Ademit dhe punëtorit.