Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje votuesve që të mos e shesin votën, ndërsa theksoi se edhe ai që e blen edhe ai që e shet është në shkelje flagrante të ligjit.
Nga ana tjetër, Celbashi tha se fenomeni i shitblerjes së votës ekziston, por ka një lloj tendence për t’i amplifikuar fenomenet që edhe pse ekzistojnë nuk janë në atë masë që mund të venë në rrezik procesin e zgjedhjeve.
I pyetur se si do t’i ndalohet telefoni votuesve në qendrën e votimit, Kreu i KQZ-së sqaroi se komisionerët nuk do t’i kontrollojnë, porn ë momentin që një votues nuk e ka telefonin në dorë do të presupozohet se nuk e ka me vete.
Celibashi shtoi se nëse një votues brenda qendrës së votimit kapet me telefon do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.