Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-kryeministrin e ndjerë, Bajram Rexhepin në 6-vjetorin e vdekjes së tij, përcjell Fol Drejt.
Krasniqi ka çmuar lart figurën e Rexhepit dhe kontributin e tij në të gjitha fushat, mjekësi e politikë.
“6 vjet pa Bajram Rexhepin!
Politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur. I tillë do të mbetet në kujtesën e gjithsecilit prej nesh kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës, doktori i UÇK-së, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, kirurgu i suksesshëm – Dr. Bajram Rexhepi.
Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit! – është fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit.
I përjetshëm mbetet kujtimi për të!”, është shprehur Krasniqi./FolDrejt/