Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Heroin e Kosovës, policin Enver Zymberi në 11 vjetorin e rënies së tij, dhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë.
Krasniqi, përmes një postimi në facebook, është shprehur se Enver Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
“Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë. Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit. Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë”, shkruan kryetari i PDK-së.