Nën dyshimin se ka kryer krime ndaj civilëve në luftën e fundit në Kosovë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri të nacionalitetit serb, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Siç njofton Prokuroria, i pandehuri akuzohet për kryerjen e krimeve gjatë periudhës janar 1998-qershor 1999 në Istog, ku ka torturuar civilët Z.M, N.F dhe N.C.
“Gjithashtu, kjo prokurori njofton se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhet në njoftim.
I njëjti do të jetë në paraburgim deri në një vendim tjetër./FolDrejt/