Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, në pikë-kalimet kufitare shqiptaro shqiptare janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, shkruan Fol Drejt.
Shumë qytetarë duan t’i shfrytëzojnë këto ditë të nxehta, për të shkuar e shfrytëzuar asetet e bregdetit shqiptar.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë qytetarët po presin deri në 20 minuta.
Në hyrje kolona është një kilometër, ndërsa në dalje 300 metra.
Aktualisht është vetëm kjo pikë kufitare, ndërsa në pikat tjera pritjet janë deri në 15 minuta maksimumi.
Për më shumë shihni tabelën në vijim: