Për herë të parë është krijuar baza ligjore për të emëruar Komisionarin Parlamentar për FSK.
Lajmin për këtë e ka dhënë vetë ministri Mehaj përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, transmeton Fol Drejt.
Mehaj ka bërë të ditur se për herë të parë është krijuar baza ligjore për emërimin e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak.
“Ligji për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili ka për qëllim fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjë që do të kontribuoje në mirëmbajtjen e disiplinës dhe respektimit të ligjeve brenda FSK-së si elemente kyce të një ushtrie të konsoliduar.”, ka thënë Mehaj./FolDrejt/