Në Kuvendin e Kosovës është krijuar Grupi i Gjelbër i Deputetëve.
Lajmin për krijimin e këtij grupi e ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Siç ka bërë me dije Abazi, fushëveprimi i këtij grupi të deputetëve në Kuvendin e Kosovës është:
- Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;
- Agjenda e Gjelbër Evropiane;
- Marrëveshja e Parisit për Klimën;
- Traktati i Glasgoë;
- Konferenca e Palëve;
- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;
- Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;
- Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;
- Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;
- Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.
Zgjerimit dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së Deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. – ka thënë ai./FolDrejt/