Të Gjelbërit përsëri do jenë pjesë e një qeveria europiane, dhe kjo po ndodh me shtetin që deri dje udhëhiqej nga neo-nazistët e FPÖ, shkruan foldrejt.com. Pas disa muajsh bisedime, më në fund partia e djathtë ÖVP e Sebastian Kurz, ka gjetur planprogramin e përbashkët me Të Gjelbërit.
Përveç kuriozitetit që Të Gjelbërit do jenë në qeveri, një fakt tjetër interesant është se Kurz do jetë përsëri shefi më i ri i qeverisë në botë.
Të Gjelbërit do udhëheqin me ministrinë më të dashur për ta, ministrinë e ekologjisë dhe qarkullimit rrugor.
Gjithsesi qeveria e re është marrë vesh që të ndalohet mbulesa për vajzat ndër 14 vjet nëpër shkolla, si dhe kthimit e menjëhershëm të azilkërkuesve të refuzuar. Por pritet që Austria të zbatojë ligje më të lehta për strehimin e emigrantëve të ri./Foldrejt.com