Një shofer 40-vjeçar u arrestua nga karabinierët në Carate Brianza (Monza).
Pasi kishte goditur me makinën që drejtonte një burrë, ai u largua nga vendi i aksidentit.
Por nuk u mjaftua me kaq. Ai u rikthye sërish në vendin e ngjarjes për tu siguruar që nuk do kapej dhe rrahu një dëshmitar.
Ai u arrestua më vonë në shtëpinë e tij.
40-vjeçari përballet me akuzën e largimit nga vendi i aksidentit si dhe refuzimin për t’iu nënshtruar kontrolleve për të parë nëse kishte përdorur alkool dhe drogë.
Nga hetimet e para, burri nga Brianza duke drejtuar makinën Volkswagen Golf të nënës së tij, ka goditur një 41-vjeçar, gjithashtu banues në Brianza. Ai u largua dhe gjysmë ore më vonë u kthye në vendgjarje në këmbë, duke besuar se nuk është njohur, ndërsa ekipet e shpëtimit po përgatiteshin të largonin të plagosurin pasi e kishin stabilizuar.
“Ai e goditi”, bërtiti një burrë që e njohu. Në atë moment 40 vjeçari e goditi në fytyrë dhe arriti të ikte sërish, por karabinierët e gjurmuan në shtëpi./abcnews.al/