Një 35-vjeçare shqiptare nga Kosova është gjetur e vrarë nga policia e Zvicrës në Rapperswil-Jona SG.
Herët në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, një 35-vjeçar nga Kosova, ka telefonuar policinë dhe u ka treguar se kishte qëlluar gruan e tij dhe ajo ishte rëndë .
Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar autorin. Gruaja (35-vjeçare), u gjet e vdekur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, raporton BotaSot.
Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.
Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje, transmeton Fol Drejt.
Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët kanë vënë re diçka nga krimi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.
Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar.
“Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, deklaron ajo.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për armën e përdorur. Një armë zjarri nuk ishte e përfshirë, tha një zëdhënës i policisë kur u pyet nga Keystone-SDA.
Në vendin e ngjarjes janë patrulla dhe specialistë të policisë së kantonit, shërbimi i shpëtimit me mjekun e urgjencës, instituti i mjekësisë ligjore dhe prokuroria publike e kantonit St. Gallen./FolDrejt/