Të enjten, 45 vende, duke përfshirë shtetet e Bashkimit Europian, si dhe Britaninë, SHBA-në, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë nënshkruan një deklaratë politike për të bashkëpunuar së bashku gjatë një konferencë në Hagë, shkruan The Guardian.
Deri më tani janë hapur rreth 23,000 hetime për krime lufte, ndërsa provat që duhe të paraqesin vendet duhet të jenë të besueshme.
“E vërteta e thjeshtë është se, ndërsa flasim, fëmijët, gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të moshuarit, jetojnë në terror,” tha Prokurori i ICC-së Karim Khan.
Khan tha se takimi i së enjtes trajtoi “një nevojë për koordinim, koherencë” dhe “nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse” ndërsa kombe dhe gjykata të ndryshme po punojnë për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet. Hapat që do të ndërmarrin përfshijnë krijimin e një grupi për të shmangur hetimet e dyfishta, trajnimin e prokurorëve ukrainas dhe zgjerimin e numrit të ekipeve mjeko-ligjore që veprojnë në Ukrainë.
Ata u zotuan gjithashtu se do të japin 20 milionë euro për të ndihmuar ICC-në, si dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Ukrainë dhe përpjekjet për Organizatën e Kombeve të Bashkuara./abcnews.al