Bandat kriminale në Britaninë e Madhe po u paguajnë migrantëve 7 mijë paund për të kaluar Kanalin anglez me një skaf dhe ky shërbim reklamohet në aplikacionin TikTok, raporton British Sun.
Një tabloid britanik publikoi një video të shkurtër nga TikTok, e cila tregon skafin që i afrohet bregut dhe pasagjerët hidhen më pas në det. Kjo reklamë është shpërndarë mes përdoruesve shqiptarë në atë rrjet social, përcjell Fol Drejt.
Një total prej 45,755 azilkërkuesish kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla vitin e kaluar, pothuajse gjysma e tyre nga Shqipëria dhe Afganistani. Forca Kufitare ka kontrollin operacional të kanalit për të siguruar vendkalimet, dhe drone, varka, radarë dhe kamera të reja po përdoren për të monitoruar anijet në ujë dhe për të identifikuar ata që i operojnë ato./FolDrejt/