Dikur kriptomonedha e njohur Luna përjetoi uljen e çmimit të saj në pothuajse zero dollarë sot, duke rënë nga pozicioni i saj në top 10 brenda vetëm disa ditësh.
Luna përjetoi rënien e vlerës së saj në 0.00003562 dollarë ndërsa u hoq nga disa platforma kryesore të shkëmbimit të kriptove si Binance, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vetëm një muaj më parë çmimi i saj ishte rreth 99 dollarë dhe gjatë vitit të kaluar ka arritur maksimumin mbi 119 dollarë.
Luna ishte një nga 10 monedhat më të mira në tregun e kriptomonedhave, por humbja e papritur e saj lidhet me monedhën simotër TerraUSD, një monedhë e qëndrueshme e njohur si UST.
E projektuar në vitin 2018 nga Terraform Labs me bazë në Singapor për t’u lidhur me një dollar amerikan, çmimi i UST të sot ra në 0,1639 dollarë.
Ndërsa monedhat e tjera të njohura të qëndrueshme përdorin para rezervë dhe aktive të tjera për të menaxhuar raportin 1 ndaj 1 kundrejt dollarit amerikan, UST dogji dhe kufizoi tokenin e simotrës së saj Luna, duke i mundësuar UST të rregullojë furnizimin e vet dhe të menaxhojë çmimin afër një dollari.
Megjithatë, me çmimin e UST në rënie të lirë, ditët e fundit u dogjën gjithnjë e më shumë Luna./FolDrejt/