Politika amerikane ka ndikuar në polarizimin e shoqërisë amerikane. Këtë e tregojnë edhe anketat e fundit të PEW, ku nxjer në pah thellimin e hendekut të mbështetjes mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare në vend, informon foldrejt.com.
Po të jetë për krishterët e bardhë, Donald Trump do fitonte me 78 përqind të votave te evangjelistët dhe 52 përqind te katolikët – përkundër që Biden është pjesë e komunitetit katolik.
Por kandidati demokrat Joe Biden, po çon bindshëm te grupet tjera, duke përfshirë edhe protestantët e zinj (90 përqind), hispanikët katolikë (67%), hebrenjtë (70%), ateistët (83 përqind) dhe te personat ku religjioni nuk ka rëndësi (62%).
Kjo tregon se Biden i ka gjasat për fitore, përkundër që 44 përqind e votuesve amerikanë vlejnë si krishterë të bardhë./Foldrejt.com