Me golin kundër Luksemburgut, Kristiano Ronaldo, sulmuesi i Juventusit shënoi për të 18-in vit radhazi me fanellën e tij të përfaqësueses së Portugalisë. CR7 ende nuk ka arritur rekord, pasi ish-sulmuesi i Interit, Robi Kin ka bërë më mire, duke gjetur golin me Irlandën e tij për 19 vjet radhazi. Vitin e ardhshëm Ronaldo do të jetë në gjendje ta barazojë atë, ndërsa për ta kapërcyer atë do të jetë përfundimisht e nevojshme të presim deri në vitin 2023.
Për të arritur Ali Daei si shënuesin më të mirë ndonjëherë me një ekip kombëtar, megjithatë, mund të duhet shumë më pak: iraniani është i ndalur në 109 gola, vetëm 6 më shumë se portugezi tani me 103….
Duke lënë mënjanë Portugalinë, tani, për CR7 është koha të kthehet të mendojë për Juventusin dhe vetëm për derbin kundër Torinos. Aty Ronaldo mund të arrijë një rekord tjetër të karrierës së tij: me një gol, në fakt, Ronaldo do të barazonte legjendën Romario në vendin e dytë në tabelën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, me 772 gola në karrierë.
Me një gol, natyrisht, ai menjëherë do të parakalonte ish-kampionin brazilian!