Kritika të mëdha nga muslimanët e mbarë botës kanë ardhur për firmën Nike, e cila në atletet e saj të markës Nike Air Max 270, dyshohet se ka shkruar emrin “Allah” arabisht, shkruan foldrejt.com. Provokimi ka ardhur pasi shkrimi me fjalën e shenjtë ndodhet pikërisht te pjesa ku shkelim me këmbë.
Muslimanët kanë filluar një peticion në Change.org, ku deri tani është nënshkruar nga rreth 32 mijë persona, kurse qëllimi është 35 mijë.
Në fakt, edhe të krishterët arab e përdorin fjalën Allah për Zotin dhe shkruhet në të njëjtën mënyrë.