Janë takuar tre liderët opozitarë malazezë për të goditur pushtetin 30 vjeçar të Milo Gjukanoviqit. Tre liderët janë serbi Krivokapic, malazezi Becic dhe shqiptari Dritan Abazovic, informon foldrejt.com. Është interesante se Krivokapic, një politikan anti-shqiptar dhe kundër Kosovës, ka zbutur qëndrimin përpara takimit, duke theksuar se me rëndësi janë qytetarët malazezë dhe jo çnjohja ndaj pavarësisë së Kosovës.
Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.
Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.
Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë, “thuhet ne deklarata.
Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.