Industria e shitjes me pakicë është shkatërruar nga pandemia e Coronavirusit dhe një ndikim të pakthyeshëm ka industria e luksit.
Njerëzit kanë ndaluar blerjet në dyqane dhe kjo ka goditur fuqishëm kompanitë luksoze dhe ato të modës.
Sipas një raporti të publikuar nga firma këshilluese McKinsey & Company, i cili ka anketuar 1,400 profesionistë të modës, prodhues dhe shitës me pakicë, thekson se shitjet pritet të ulen deri në 40 për qind.
Për pasojë, qindra mijëra punëtorë të shitjes me pakicë nuk punojnë më dhe dyqanet janë mbyllur, ndërkohë që blerësit kudo janë izoluar dhe investojnë vetëm në blerje bazike, përcjell Telegrafi.
Raporti paralajmëroi se 80 për qind e kompanive të anketuara presin të ndeshen me vështirësi financiare këtë vit dhe parashikon një numër të konsiderueshëm falimentimesh brenda 18 muajve nëse dyqanet mbeten të mbyllura.
Shitësit me pakicë në të gjithë botën janë mbyllur përkohësisht sepse qeveritë lokale mbyllën bizneset jo thelbësore për të ndaluar përhapjen e COVID-19.