Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Kriza energjetike, “frikëson” investitorët

3 vjet më parë
in EKONOMI, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kriza energjetike ka vënë në një situatë të vështirë një investitor gjerman që ka të shtrirë kapitalin në Kosovë që nga viti 2014.

Është kjo Heinze, që merret me prodhimin e produkteve të plastikës dhe e cila ka të punësuar 20 punëtorë. Nga Kosova, kompania eksporton produktet e saj në vende të ndryshme të botës, deri në Amerikë.

Menaxheri i kompanisë, Fitim Hoti thotë se si pasojë e problemeve me energji elektrike, me shumë vështirësi janë i duke furnizuar me produkte kompanitë me të cilat kanë kontrata.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Po bëhen 20 vjet dhe i njëjti problem me rrymë. Nëse ndalet 2 orë jemi në rregull, por kur të vijë rryma, të jetë stabile. Me tensionin e ulët, siç po vjen, nuk mund të ndizet asnjë makinë”, thotë Hoti.

Ai shton se kanë kërkuar ndihmë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), por nuk u është bërë zgjidhje. Kjo situatë me energjinë elektrike në Kosovë, duket të mos jetë fare e mirë për një investitor gjerman, i cili, siç thotë Hoti, edhe mund të largohet.

“Është rrezik që mund të ikin dhe të shkojnë në Maqedoni të Veriut, atje është stabiliteti më i madh”, thotë Hoti, për Radio Evropa e Lirë.

Me problemin e ngjashëm, siç është aktualisht gjendja e furnizimit me energji elektrike, kompania Heinze ishte përballur edhe në vitin 2020.

“Me shumë vështirësi kemi arritur ta bënim një eksport te një kompani, me të cilën kishim kontratë për furnizim me produktet të plastikës”, tregon ai.

Mungesa e furnizimit të rregullt me energji elektrike është një nga problemet që po e përcjell Kosovën që nga periudha e pasluftës. Gjatë viteve të fundit, gjendja ishte përmirësuar, por situata është rënduar ditëve të fundit, kur kriza globale energjetike goditi edhe Kosovën.

Problemet me energji elektrike kanë goditur edhe kompaninë Frutex në Suharekë.

Pronari i Frutex-it, Shaqir Palushi thekson se i janë shkaktuar mijëra euro dëme në makineri për shkak të rrymës.

“Ne për katër ditë pothuajse për asnjë moment nuk kemi pasur energji elektrike. Edhe kur ka pasur energji elektrike, ka qenë e tensionit të ulët dhe ne është dashur të vazhdojmë punën me gjeneratorë. Kjo shkakton probleme në linjat e prodhimit”, thotë Palushi.

Për dëmet që i janë krijuar kompanisë, ai është në përgatitje e sipër të një padie për KEDS-in.

“Ne jemi parapagues të rregullt të rrymës dhe një furnitor kur nuk e përmbush kontratën, duhet të përballet edhe me padi, pasi që edhe ne kemi obligime ndaj blerësve tanë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

KEDS/KESCO në bazë të licencës dhe kontratave me konsumatorët, ka për obligim furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, pavarësisht sa janë kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Zeka: Energjia jostabile po dekurajon investitorët

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se furnizimi stabil me energji elektrike është një nga faktorët më të rëndësishëm në funksionimin e bizneseve.

Mungesa e këtij produkti, shton ai, po dekurajon investitorët ndërkombëtarë të vijnë në Kosovë.

“Kriza aktuale energjetike dhe mosveprimi i institucioneve të vendit për të evituar krizën aktuale që së paku e njëjta të mos përkthehet në vështirësi të operimit të bizneseve, qofshin ata investitorë të jashtëm apo të brendshëm, dekurajojnë investitorët që kanë vendosur të investojnë apo edhe ata të tjerët që kanë konsideruar që të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Kosovë”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Lajmet në media ndërkombëtare se Kosova është në krizë të thellë energjetike dhe ka mungesë të furnizimit, shton Zeka, e rëndojnë imazhin para investitorëve të huaj.

Problemi me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në Kosovë ishte theksuar edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të publikuar në vitin 2020.

Në këtë raport thuhej se Kosova ka potencial për të tërhequr Investime të Huaja Direkte, por një nga problemet që e pengon ardhjen e investitorëve të huaj është edhe furnizimi jo i besueshëm i energjisë.

Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Aktualisht, prodhohen deri në 600 MegaWatt rrymë në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 MegaWatt në orë. Kriza botërore energjetike ka nisur tash e sa muaj, kryesisht për shkak të mungesave të gazit dhe rritjes së çmimeve të gazit.

Pak investime ndërkombëtare

Sipas të dhënave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), përgjatë periudhës janar – shtator 2021, shuma zyrtare e investimeve të huaja është 321.8 milionë euro.

Nëse krahasohen me vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Serbia në Kosovë, investimet e huaja janë shumë më të ulëta.

Raporti i Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në Serbi, në formë të investimeve të huaja gjatë vitit 2020 kanë hyrë 3.4 miliardë dollarë, derisa në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë. /Telegrafi/

Tags: KosoveKriza energjetike
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tajvani tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Lajmi tjetër

Për dy vite me radhë, Shqipëria do ta udhëheqë Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM