Vendi është goditur nga një krizë e re, ajo e energjisë. Institucionet vendore, duke i përfshirë këtu edhe organet qeverisëse, po bëjnë thirrje të vazhdueshme për kursim të energjisë, transmeton Fol Drejt.
Pikërisht për këtë çështje Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, së bashku me Kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, si dhe Kryeshefin e KOSTT-it Kadri Kadriun, pritet të mbajnë konferencë për media.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca pritet të mbahet në orën 17:00./FolDrejt/