Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish paketën kundër krizës që qeveria prezantoi sot, duke iu përgjigju akuzave të deputetes demokrate, Grida Duma. Kjo e fundit tha se kush shpenzon më shumë se 7600 lekë në muaj energji do të ketë një faturë 4.4 herë më të lartë.
Në Twitter, Rama ka shpërndarë postimin e deputetes së PD dhe shkruan se 7×7 nuk bëjnë 42 dhe 800 kwh prodhojnë një faturë 9120 lekë dhe se kush do harxhojë më shumë do paguajë çmimin 42 lekë me TVSH.
“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!
Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 19% të konsumit energjitik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!”, shkruan Rama./abcnews/