Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kriza në veri, a janë të pajisur mirë me armatim dhe municione Policia e Kosovës?

Hidhen poshtë pretendimet: Policia e Kosovës është mirë e pajisur edhe me armatim e municione

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ditë më parë në opinionin publik u ngrit shqetësimi se Policia e Kosovës nuk është e pajisur mirë me armatim, municione dhe pajisje të tjera përcjellëse. Megjithatë, duket që të gjitha këto kanë qenë spekulime dashakeqëse, në një kohë kur tensionet në veri po shihen si rrezik për një destabilizim të mëtejmë të situatës.

Nga Imer Topanica – Fol Drejt

“Policia e Kosovës është e furnizuar shumë mirë me pajisje përcjellëse, jelekë anti-plumb dhe municione” – tha një burim i brendshëm i qeverisë për Fol Drejt. Zyrtarë Policorë nga terreni, po ashtu e konfirmuan se “para një jave” janë furnizuar me jelekë të rinj antiplumb, ndërsa me municione para një muaji.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Policia furnizohet vazhdimisht në bazë të kërkesave dhe nevojave të veta operacionale” – tha një tjetër burim nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke e forcuar edhe më tej argumentin, se:

“…dhe me gjithçka që i nevojitet, që ta kryejë detyrën e saj!”

Sipas këtyre burimeve pretendimet se policët kanë ngelur pa pajisje bazë (uniforma, armatim dhe municione), janë tërësisht të paqëndrueshme.

Po ashtu, sipas të gjeturave të Fol Drejt, për sa u përket uniformave, disa procedura tenderuese për furnizim me këpucë dhe përgjithësisht uniforma për zyrtarët policorë, veç janë hapur. Përmbyllja e këtyre procedurave mund të marrin pak kohë, por lajmi i mirë është që policëve nuk do t’iu mungojë asgjë në këtë drejtim.

Në anën tjetër incidentet e mbrëmshme në veri të vendit, po përcillen me shqetësim të madh në opinionin publik. Siç u raportua mbrëmë, disa grupe të maskuara kanë demoluar Zyrat e Komisionit Zgjedhor në disa zona të Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, po përcillen me shqetësim.

“Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qëllim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites të së martës në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, konfirmoi incidentet policia.

 

Ato janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, duke bërë thirrje që rendi dhe qetësia t’i lë hapësirë dialogut.

Të gjitha këto po ndodhin në një kontekst zhvillimesh diplomatike, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), i përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), po përpiqet ta mbyll një herë e mirë kapitullin për Ballkanin Perëndimor.

Agjencia e lajmeve Rojters dje në një artikull që iu kushtua zhvillimeve të Samitit të Tiranës, shkruante se po bëhet përpjekje që të dy palët të arrinin marrëveshje përfundimtare për më pak se një vit.

Për sa u përket incidenteve të fundit në veri, Beogradi zyrtar është përpjekur të iu jap konotacion anti-serbëve në Kosovë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke i komentuar zhvillimet tha se “policia u dërgua sërish në veri” nga Kosova, duke e dëshmuar me këtë mosrespektimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Ju thjesht pyesni veten se cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri, i cili mund të prishë stabilitetin dhe paqen” – duke pretenduar se rreziku vjen nga pala e shqiptarëve të Kosovës dhe jo nga serbët e dirigjuar nga vetë ai.

Por deklaratat e tilla që vijnë nga fqinji verior, janë hedhur poshtë në mënyrë të vazhdueshme nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti:

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vije fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore.”

Për fat të mirë, këto incidente kaluan pa pasoja në njerëz. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë duke e monitoruar situatën, duke theksuar se ky monitorim do të kryhet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës. Kjo e fundit, siç e vumë në dukje më sipër, është e përgatitur edhe moralisht, edhe fizikisht por edhe materialisht./FolDrejt/

Tags: EULEXKFORKosovaKosovepolicia e kosovesSerbiaShtetet e Bashkuara të Amerikësveri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Të shqetësuar për situatën në Veri – thotë Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark

Lajmi tjetër

Video/ Abedini: Buxheti për bujqësinë do të jetë zhvillimor

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM