Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kriza në veri të Kosovës, sipas Sarrazin, po përdoret për të çuar përpara dialogun

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se kriza në veriun e Kosovës duhet shfrytëzuar për të nxitur me tej dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, zoti Sarazin shprehu zhgënjimin që Procesi i Berlinit, megjithëse i rigjallëruar së fundi, falë një angazhimi më të madh të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit, nuk ka arritur të japë rezultate më të mëdha.

Kriza në veriun e Kosovës duhet të shërbejë për t’i dhënë një shtysë përpara dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë një diskutimi virtual që u organizua nga Këshilli i Atlantikut me seli në Uashington.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre”,“Ta shfrytëzojmë këtë krizë si një mundësi për ta çuar dialogun përpara duke marrë parasysh propozimin evropian me të cilin po punojnë zoti Lajçak, zoti Borell dhe kancelari gjerman së bashku me presidentin francez. Kjo është një mundësi e madhe që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre”, tha zoti Sarrazin gjatë diskutimit.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit që kishte si objektiv forcimin e lidhjeve mes Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të BE-së, u rigjallërua me qeverinë e re gjermane dhe me nisjen e luftës në Ukrainë. Takimi i fundit i mbajtur në tetor në Berlin dhe më pas takimi i nivelit të lartë në Tiranë përfunduan me arritjen e disa marrëveshjeve që do kenë ndikim në jetën e qytetarëve të Ballkanit. Por, zoti Sarazin shprehu zhgënjim që kjo atmosferë pozitive e krijuar, nuk solli më shumë rezultate pozitive për rajonin.“Ndoshta kemi arritur të rigjallërojmë procesin e Berlinit, dhe duhet ta vazhdojmë atë, por unë shpresoja që kjo atmosferë pozitive të sillte më shumë rezultate në lidhje me tema të nxehta. Por, ende kemi kohë, ndaj le të qëndrojmë optimistë dhe besnik idesë që nganjëherë duhet të bëjmë edhe hapa të vegjël, si ajo me lëvizjen e lirë apo çmimet e thirrje telefonike ‘roaming’ që u arrit në Tiranë dhe të mos harrojmë t’i zbatojmë këto hapa të vegjël”, tha më tej Manuel Sarrazin.

Në diskutimin me temë “Rruga përpara mbi nismat e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” nuk pati të ftuar nga Kosova. Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishqeviç tha se në vendin e saj është shumë e vështirë të flitet për integrim evropian kur temat që mbizotërojnë janë zhvillimet në veriun e Kosovës apo marrëdhëniet me Rusinë.“Të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për dialog dhe zgjidhje të problemit. Serbët vendosen të largohen nga institucionet e Prishtinës pasi thanë që zëri i tyre nuk u dëgjua asnjëherë. Mirëpo, pajtohem që është shumë e rëndësishme për të gjithë që të përdoret kriza aktuale për të gjetur zgjidhje”, tha zonja MishqeviçGjatë debatit u fol gjatë edhe për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit. Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati kujtoi se vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga mbajtja e takimit të Selanikut ku blloku evropian u zotua se Ballkani ka të ardhme evropiane.“Jam i shqetësuar për vazhdimin e procesit të integrimit i cili pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës është kthyer në një nevojë, nuk është më thjesht çështje e vullnetit politik. Por, nëse nuk ka afat të parashikueshëm për Ballkanin Perëndimor, atëherë kjo vështirëson gjërat. Vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga takimi i Selanikut, dhe vetëm Kroacia është ajo që iu bashkua BE-së nga rajoni. Hendeku mes nesh fatkeqësisht nuk po zvogëlohet, por po rritet”, tha zoti Bushati.

Gjatë diskutimit u fol edhe për dallimet mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur, iniciativa e tri vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesi i qeverisë gjermane e krahasoi Ballkanin e Hapur me një lojtar te mirë futbolli që momentalisht është i ulur në stolin e rezervave, pasi ekipi në këtë rast Procesi i Berlinit është rigjallëruar dhe po arrin suksese edhe pa të.“As në të ardhmen nuk do të ketë nevojë që të dy proceset të bashkohen, pasi kryesorja është të ofrojnë rezultate të mira dhe qëllimet të jenë të mira. Nuk është e rëndësishme edhe nëse mendimet janë të ndryshme derisa fundi do të jetë i njëjtë”, tha Manuel Sarrazin.Ministrja serbe për integrime evropiane tha se të dy proceset nuk krijojnë përplasje me njëra-tjetrën, ndërsa paralajmëroi se takimi radhës së Ballkanit të Hapur do të mbahet gjatë këtij muaji, në Tiranë. (VOA)

Tags: KrizaSarrazinveri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Aktualisht, pesë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Lajmi tjetër

Klopp do të ketë një takim të dytë me Amrabat

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM