Persona të armatosur vranë 15 ushtarë nigerianë dhe plagosën dhjetëra të tjerë gjatë një sulmi në një bazë ushtarake në shtetin verior të Kaduna, thanë sot dy burime ushtarake për Reuters, transmeton FolDrejt.
Një zyrtar ushtarak nga baza Kaduna tha se burra të armatosur me motoçikleta përdorën raketahedhës dhe armë të tjera të rënda gjatë sulmit, i cili zgjati më shumë se dy orë të hënën mbrëma.
Njëmbëdhjetë ushtarë u vranë gjatë sulmit, ndërsa 19 u plagosën dhe u transferuan në tre spitale të ndryshme në Kaduna, dhe katër ushtarë më vonë u nënshtruan plagëve të tyre, tha oficeri nigerian./FolDrejt/