Autoritetet shëndetësore të Sri Lankës kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, pasi kriza përkeqësohet.
Organi më i lartë mjekësor i Sri Lankës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shëndetin publik për shkak të mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve në vend.
Në raportin e BBC saktësohet se kjo do të thotë se institucionet shtetërore shëndetësore, nga të cilat varet pjesa më e madhe e banorëve të këtij shteti ishullor, këtej e tutje do t’u japin përparësi vetëm emergjencave dhe shërbimeve të urgjencës./FolDrejt/