Policia kroate dhe Uskok arrestuan një grup të dyshuar për kontrabandë dhe rishitjen e më shumë se një ton duhan të paligjshëm në zonën e disa qarqeve.
Sipas të dhënave jozyrtare janë arrestuar 12 persona të dyshuar, hetuesit kanë bastisur shtëpitë e tyre dhe lokalet që përdorin, ndërsa pas marrjes në pyetje në Uskok prokuroria do të vendosë për fillimin e hetimeve, transmeton Hina, përcjell Fol Drejt.
Uskok dhe policia ende nuk e kanë njoftuar këtë aksion./FolDrejt/