Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren kroate në Kosovë, Danijela Barišić, e cila e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhimin e mëtejmë.
Ambasadorja Barišić ka shfaqur gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e bashkëpunimit të të dy shteteve, duke potencuar se ai është i hershëm dhe daton që nga vitet e 90-ta.
Osmani, ndërkaq ka falënderuar ambasadoren Barišić për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme dhe poashtu ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi ndërshtetëror të shtrihet në sfera të interesit të dyanshëm.