Ministrja e Shëndetësisë së Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq, e cila është për një vizitë zyrtare në Zagreb, nënshkroi një marrëveshje me kolegun e saj kroat, Dr. Vili Berosh mbi dhurimin e 10 mijë vaksinave kundër koronavirusit.
“Në emër të Malit të Zi, unë ju falënderoj për gjestin e solidaritetit dhe miqësisë midis Malit të Zi dhe Kroacisë. Si Qeveri, ne do të bëjmë gjithçka për të ngritur marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Boroviniq Bojoviq.
Ministrat, siç thuhet, shkëmbyen përvojat e sistemeve shëndetësore në luftën kundër pandemisë, dhe takimi ishte rasti për të shtjelluar në detaje hapat në lidhje me rinovimin e marrëveshjes për transplantimin e organeve, por edhe për rivendosjen të bashkëpunimit arsimor.
Ndryshe, kujtojmë se shteti kroat po të njëjtën sasi ia ka premtuar edhe Kosovës.