Aleksandër Vuçiqit nuk i është lejuar vizita në Kroaci. Presidenti serb është revoltuar, duke reaguar në rrjetin social Instagram, shkruan Fol Drejt.
Presidentit të Serbisë, Vuçiq, më konkretisht nuk i është lejuar vizita në Jasenovac dhe Pakrac.
Për këtë ai shkroi:
“Vetëm bëjeni ju punën tuaj. Do të jetojë populli serb dhe kurrë nuk do të harrojë”, ka shkruar ai.
Por Qeveria Kroate e ka cilësuar si tendencioze e qëllimkeqe këtë vizitë.
Sipas mediave kroate, ai provoi ta realizonte vizitën e tij pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën,duke dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00./FolDrejt/