Të gjithë lumenjtë në zonën e Qarkut Sisak-Moslavina kanë qenë në rënie mbrëmë, që do të thotë se vala më e madhe e ujit tashmë ka kaluar.
E gjithë rrjedha e lumit Kupa, nga Karllovaci në Petrinja dhe bashkimi me Savën afër Sisakut, dalëngadalë po tërhiqet, ndaj rreziku më i madh i vërshimeve ka kaluar.
Lumi Sava po bie në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme të Sisakut, nga Dubrovçaku në Jasenovac, ku niveli i ujit prej 853 centimetrash është shënuar mëngjesin e sotëm në orën 08:00, transmeton Fol Drejt.