Qeveria e re kroate kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të anëtarësohet në zonën Shengen dhe të zëvendësojë kunën me euron, shkruan Der Standard.
Por një ndër pikat më të nxehta të qeverisë së re kroate do jenë raportet me Slloveninë. Pavarësisht se Kroacia kundërshton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për demarkacionin me Slloveninë, në anën tjetër Ljublana mund të vendosë veto për anëtarësimin e Kroacisë në Shengen, përcjell foldrejt.com. Sllovenia njëherë kërkon ratifikimin e demarkacionit nga parlamenti kroat.
Këto bisedime do udhëhiqen nga ministri i brendshëm Mario Banožić, i cili nuk ka raporte të mira me gjeneralët dhe ministrin e jashtëm Gordan Grlić Radman.
Është interesante sesi Bashkimi Europian detyroi Kosovën për t’i falur territor Malit të Zi dhe në anën tjetër nuk po mund ti zgjidh problemet e veta ndërkufitare…./Foldrejt.com